Rama, sërish fton PD/ Komisioni Xhafaj mbizotëron fjalën e kryesocialistit

schedule19:30 - 26 Qershor, 2024

schedule 19:30 - 26 Qershor, 2024

Shqipëria do të vijojë reformat për të përmbushur kushtet për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste, kryeministri Rama njoftoi se ky proces, I mbështetur nga ndërkombëtarët do të certifikohet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Janë 761 rekomandime të KE, po ti shihni ndahen në rekomandime për shtetin e së drejtës, për mirëqeverisjen dhe pastaj ndahen në pjesë të tjera për kriterin ekonomik, tregun e brendshëm. Ajo që ne kemi bërë duke ngritur komisionin Antikorrupsion, duke parë institucionet që kanë pjesën e tyre të peshës për të mbajtur në zbatimin e rekomandimeve dhe masave”, tha Rama.

Megjithatë, nuk munguan as komentet e kryesocialistit për opozitën, e cila ka bojkotuar komisionin “Xhafaj” që në nisje, pavarësisht thirrjes për bashkim.

“Janë të gjithë komponentët për sa i takon përfaqësimit ndërkombëtar, por do ishte mirë që të kishte edhe ata që nuk janë pjesë e kësaj skuadre, që janë në opozitë. Nuk janë sot këtu, nuk paraqiten, ndërkohë komisioni i posaçëm është për të qenë një hapësirë jashtë perimetrit të luftës parlamentare. Është një hapësirë ku ata që kanë marr një mandat nga populli shqiptar duhet që të jenë pjesë”, tha ai.

Kreu i qeverisë theksoi në këtë mbledhje rolin e Kuvendit të Shqipërisë, si një institucion mbikëqyrës ndaj këtij procesi, për të cilin duhet të ketë bashkëpunim me strukturat e tjera që janë të përfshira në punën e komisionit “antikorrupsion”.

“Ky fakt tregon sa i rëndësishëm është roli ynë dhe sa e domosdoshme që kjo punë të bëhet duke pasur në Kuvend një sy që është sot komisioni i posaçëm, nesër çfarëdo qoftë propozimi i cili me fuqinë që ka Kuvendi të mund të shoh këtë proces duke shfrytëzuar kapacitetin që i jep kushtetuta ta koordinojë këtë proces. Institucionet zbatuese këtu janë shumë qartë lidhen me ekzekutivi dhe një pjesë shumë e madhe janë të pavarura”.

Ngritja për komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin u njoftua në muajin maj dhe u miratua në Kuvend vetëm me votat e maxhorancës. Opozita ka bojkotuar dy mbledhjet e para të kԯtij komisioni, ndonëse ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për gjithëpërfshirje politike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!