Skuadra e Chelsea po vuan një dënim me bllokim merkato dhe nuk arriti të afrojë asnjë lojtar gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Blutë e Londrës nuk do të shpenzojnë as në muajin janar, por në merkaton e ardhshme, do të jenë të gatshëm të shpenzojnë.
Plot 70 milionë euro janë përgatitur për mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic. Serbi është një dëshirë e Frank Lampard dhe 70 milionë eurot, me shumë gjasa do të pranohen nga Igli Tare dhe stafi tjetër drejtues i Lazios.
I vetmi problem për Chelsea është se duhet të presë deri në merkaton e verës, si dhe Blutë vazhdojnë të shpresojnë se nuk do të jetë një akord të lojtarit me ndonjë skuadër gjatë muajit janar./abcnews.al