Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se pret që të merren “vendime të rëndësishme” në samitin e G7 që fillon sot në Itali, veçanërisht nënshkrimi i marrëveshjeve të sigurisë me SHBA-në dhe Japoninë.
“Pjesa më e madhe do t’i kushtohet Ukrainës, mbrojtjes sonë dhe qëndrueshmërisë sonë ekonomike. Ne presim që sot të merren vendime të rëndësishme”, ka shkruar Zelensky në Telegram.
Ai sqaroi se nga këto takime Kievi pret kryesisht vendime në lidhje me trajnimin më të shpejtë të pilotëve ukrainas, dërgesat më të menjëhershme të avionëve në Ukrainë dhe blerjen e më shumë mjeteve të mbrojtjes kundërajrore, si dhe armëve me rreze të gjatë.
Vendet e G7, të cilat kanë qenë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës që nga pushtimi rus.
Samiti i G7 pasohet këtë fundjavë nga një konferencë për paqen në Ukrainë, e cila do të mbahet në Zvicër me pjesëmarrjen e rreth 90 vendeve dhe organizatave, me synimin për t’i dhënë fund luftës.
/abcnews.al