Apeli lë në fuqi sekuestron për pasuritë e ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri . Gazetari Ermal Vija tha për ABC News se dyshimet e SPAK janë se pasuritë me vlerë rreth 3 milionë euro, të Bistrit janë krijuar nga aktiviteti kriminal.
Ish-shefi i Operacionales mbahet i arrestuar për disa vepra penale nga ajo e pastrimit të parave, korrupsionit dhe zbulimit të sekretit hetimor.
Kujtojmë se Bistri u vu në pranga në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Në pranga ranë edhe drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka, të akuzuar për një sërë veprash penale.
Ai akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre. Arrestimi erdhi me urdhër të SPAK pas zbërthimit të mesazheve në aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat.
Sipas Prokurorisë, Bistri u çonte informacione personave të caktuar në lidhje me operacionet që zhvillonte Policia e Shtetit.
/abcnews.al/