Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bistri “zhduket” pa lënë gjurmë/ Një ditë më parë, GJKKO urdhëroi të kthehej në qeli

schedule10:54 - 12 Nëntor, 2026

schedule 10:54 - 12 Nëntor, 2026

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, i cili u dënua nga Apeli i Posaçëm nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe zbulim të akteve apo të dhënave sekrete, nuk është gjetur në banesë dhe rezulton i larguar nga vendi.

Policia nuk e ka ekzekutuar ende vendimin për ish-shefin e Operacionales, Oltion Bistri, edhe pse prokurorët Arbër Kraja e Bledar Maksuti e nxorën menjëherë urdhrin e ekzekutimit.

Nëse Bistri nuk do të gjendet ose paraqitet vullnetarisht për ekzekutimin e vendimit që e rikthen në qeli, për vetë faktin që nga sistemi TIMS rezulton jashtë vendit, atëherë procedura parashikon shpalljen e tij në kërkim.



Apeli i Posaçëm e dënoi ish-shefin e Operacionales një ditë më parë me 7 vite e 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar, por sipas përllogaritjeve që kanë bërë prokurorët e SPAK, i kanë mbetur për të kryer 3 vite, 10 muaj e 14 ditë burg.

Trupa gjykuese, me relator Dhimitër Lara, zhbëri vendimin e shkallës së parë të nëntorit të vitit të kaluar, si dhe vendosi konfiskimin e 1,3 milionë eurove, 3 apartamenteve dhe 2 bizneseve.

Oltion Bistri u arrestua më 27 korrik të vitit 2023, i akuzuar për lidhje me krimin dhe si pjesë e dosjes “Metamorfoza”. Ai informonte biznesmenin Pëllumb Gjoka për operacionet e Policisë së Shtetit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!