Për të tretën herë radhazi, është shtyrë në gjykatën e Apelit, seanca gjyqësore për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i shpallur fajtor dhe i dënuar me një vit burg nga shkalla e pare për inskenimin e një audio-përgjimi të rreme kundër vëllai të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.
Në seancë nuk është paraqitur as vetë Salianji dhe as avokati I tij Ledio Braho, i cili për arsye shëndetësore kërkoi shtyrjen e procesit në një datë tjetër. Avokati i Geron Xhafës, Ardian Visha, tha se mungesa e përsëritur e avokatit te Salianjit është e qëllimshme, ndaj duhet t’i jepet fund kësaj situate edhe nga ana e gjykatës.
Në këto Kushte Gjykata e Apelit vendosi datën 28 qershor për mbajtjen e seancës dhe për të mos zvarritur procesin, caktoi për Ervin Salianjin edhe një avokate kryesisht, Gëzime Bucin. Pas tre shtyrjesh, gjykata njoftoi Salianjin se ne seancën e rrodhes do te mbrohet ligjërisht nga avokatja Buci, nëse nuk do te paraqitet avokati i tij Ledio Braho.
Evin Salianji u shpall fajtor nga gjykata e shkallës së parë në vitin 2019 me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ dhe u dënua me 1 vit heqje lirie. Sipas prokurorisë, 2 audio përgjimet që publikoi Salianji në 2018-tën, ku pretendohej se Geron Xhafaj vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, janë të montuara dhe në këtë çështje kanë qenë të përfshire edhe Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.
/abcnedws.al