“Do të monitorojmë nga afër situatën”, Peskov: Shumica në Parlamentin Europian do të jetë pro-Ukrainës

schedule15:21 - 10 Qershor, 2024

schedule 15:21 - 10 Qershor, 2024

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha sot se Moska po monitoron zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe se shumica në parlament do të jetë pro-europiane dhe pro-ukrainase, si dhe se Rusia do të analizojë me kujdes përbërjen e ardhshme të parlamentit.

I pyetur se si e komentoi presidentin francez Emmanuel Macron që bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak të humbjes së tij të dielën, Peskov tha se Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe se kjo është çështje e Parisit.

“Është një çështje e brendshme e Republikës Franceze, ne nuk do të donim të ndërhynim në punët e brendshme të vendit, në kundërshtim me shpifjet që ndonjëherë përhapen në Europë dhe Amerikë”, vuri në dukje Peskov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!