Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sa u përfshi SHBA në misionin e shpëtimit të katër pengjeve izraelite?

schedule11:47 - 9 Qershor, 2024

schedule 11:47 - 9 Qershor, 2024

Katër pengje që u rrëmbyen me 7 tetor nga militantet e Hamas në festivalin e muzikës Nova, janë shpëtuar nga  forcat izraelite gjatë një bastisje në qendër të Gazës. Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç, do të kthehen në shtëpi pas me shumë se 8 muaj të mbajtur me forcë nga grupi militant.

Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët gjatë ditës, të kryer me Autoritetin e Sigurimeve dhe Policinë e Izraelit, nga dy vendndodhje të ndryshme të Gazës qendrore. Ushtria izraelite tha se pengjet janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë dërguar  në Qendrën Mjekësore për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Operacioni për të shpëtuar katër pengje izraelite nga Gaza qendrore ishte një “mision me rrezik të lartë, kompleks”, sipas IDF dhe kjo ndodhi me ndihmën e SHBA-së.



Duke iu kundërvënë pretendimeve të mediave sociale, Komanda Qendrore e SHBA-së tha në një postim në Twitter se as skela e ndërtuar nga Amerika në Gaza që sjell ndihma për palestinezët nga deti dhe as ndonjë nga pajisjet, personeli apo asetet e tjera të saj nuk janë përdorur në operacionin izraelit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!