Kartonët e penalizojnë, Laçi humb titullarin e mbrojtjes

schedule08:39 - 11 Nëntor, 2019

schedule 08:39 - 11 Nëntor, 2019

Laçi mori fitoren e katërt radhazi një ditë më parë dhe tashmë i është afruar vendeve të para në klasifikim. Kurbinasit do të kenë një tjetër sfidë të vështirë përpara, këtë herë me kryesuesit e Partizanit. Në Laç nuk fluturojnë, pasi e dinë që deri më tani nuk kanë bërë asgjë dhe llogaritë mund të bëhen vetëm në fund.

Bardhezinjtë për takimin me të kuqtë nuk do të kenë një nga lojtarët titullarë. Mbrojtësi Abdurrahman Fangaj u ndëshkua me karton të verdhë kundër Kukësit dhe për ishte i katërti këtë kampionat, çka e penalizon për ndeshjen e radhës. Trajneri Cungu duhet të gjejë një zgjidhje për linjën e djathtë të mbrojtjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!