Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

74-vjeçarja shpallet e vdekur në një azil të moshuarish në SHBA, shtëpia funerale kuptoi se merrte ende frymë

schedule10:03 - 4 Qershor, 2024

schedule 10:03 - 4 Qershor, 2024

Një 74-vjeçare u shpall e vdekur në një shtëpi pleqsh në Lincoln të Nebraskës dhe dy orë më vonë, një punonjëse e shtëpisë funerale zbuloi se e moshuara ishte gjallë kur ekzaminonte trupin.

Punëtorët e shtëpisë funerale thirrën një ambulancë dhe gruaja 74-vjeçare u dërgua në spital, ku u mbajt dje, konfirmoi zëvendës sherifi Ben Houchin në një konferencë për shtyp.

Gjendja aktuale e gruas nuk dihet dhe Houchin e identifikoi atë si Constance Glanz.



“Ky është një rast shumë i pazakontë. Unë kam 31 vjet që punoj dhe nuk kam përjetuar më parë diçka të tillë”, tha shefi i policisë.

Ai shpjegoi se si shtëpia e të moshuarve e deklaroi gruan të vdekur në orën 9:44 të mëngjesit dhe mjeku po përgatitej të firmoste certifikatën e vdekjes. Nuk dihet nëse kjo ka ndodhur realisht.

Gruaja më pas u transportua në morg dhe në orën 11:43, zyra e varrimit thirri shërbimet e urgjencës.

Hucin përshkroi skenën kur punonjësit e shtëpisë së funeralit zbuluan se gruaja ishte gjallë.

Punëtori po e vendoste Constance Glanz në tavolinë për të filluar përgatitjen e trupit, por ai vuri re se ajo ishte ende duke marrë frymë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!