Merkatoja e janarit po afron dhe duket se në aksin Madrid-Manchester do të ketë lëvizje. Nga Spanja raportohet se ideja më e fundit mes Real Madrid dhe Manchester United është një shkëmbim i lojtarëve të tyre.
Paul Pogba këtë sezon me ‘djajtë e kuq’ ka luajtur në shumë pak ndeshje. Dëmtimet e shumta, por edhe dëshira për një eksperiencë të re, e kanë detyruar klubin për ta vendosur në merkato francezin. Largimi i tij do të linte shumë hapësira boshe në mesfushë, prandaj United ka hedhur ‘sytë’ dhe nga danezi i Tottenahm, Christian Eriksen.
E njëjta situata është dhe në Madrid, ku James Rodriguez nuk po gjen hapësira në fromacionin e Zidane. Ai ka kërkuar largimin dhe drejtuesit po mendojnë një shkëmbim kokë më kokë. Ndërkohë, dhe Eriksen i Tottenahm-it kërkon largimin nga Londra. Ëndrra e tij është Reali, por nëse Pogba transferohet atje, atëherë Eriksen me shumë mundësi do të transferohet tek Manchester United së bashku me James. /abcnews.al