Turi çiklistik shoqërohet me incidente/ Tre çiklistë humbin kontrollin dhe dalin nga rruga, transportohen në spital

schedule15:53 - 23 Maj, 2024

schedule 15:53 - 23 Maj, 2024

Një incident ka ndodhur gjatë iteneratit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë.  3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga.

Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 14:40, në aksin rrugor Kuç-Qeparo, gjatë itinerarit të garës të etapës së katërt të Turit të 81-të Çiklistik të Shqipërisë, 3 prej çiklistëve dyshohen se kanë humbur kontrollin mbi drejtimin e biçikletave dhe si pasojë kanë dalë nga rruga. Të tre çiklistët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al