KOSOVË- Dështimet e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në kuadër të kësaj, Albin Kurti ka mbajtur takime me partitë opozitare me qëllim që të sigurojë votat për një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së tij.
Gazetari Visar Duriqi, i ftuar në “Ballkan Update” u shpreh se Albin Kurti kërkon që dështimet t’i mbulojë përmes procesit të zgjedhjeve.
Ai theksoi se gjatë muajit qershor janë të gjitha gjasat që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Sipas Duriqit, takimet që Kurti ka mbajtur me disa parti opozitare vjen nga fakti se nuk e plotëson dot kuorumin për shkarkimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në zgjedhje, por në këto rrethana i duhen vota shtesë.
“Ashtu do shkohet në zgjedhje me mocion dhe jo me shkarkim, Ka patur takim dhe me partitë opozitare, pasi nuk e ka kuorumin bredha partisë. Atij i duhet numrat e PDK dhe minoriteteve që ta rrëzojë veten. Zgjedhjet priten të jenë në qershor, por nga ana e Kurtit synimi është të mbahen gjatë kampionatin evropian. Brenda VV, 8 deputetë kundër shpërndarjes së parlamentit, qeveria “Kurti 2” ka shkuar drejt shpenzimeve dhe i duhet të shkojë në zgjedhje”, theksoi ai.
Gazetari theksoi se Kosovës nuk i duhet një parti, e cila ka pushtet absolut në Kuvend, por duhet një koalicion që ta kushtëzojë atë, të paktën në ruajtjen e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë perëndimorë.
“Në qeverinë e ardhshme një parti nuk duhet të ketë 51% të pushtetit. Qasja e tij e ka dëmtuar jo vetëm qeverinë, pasi amerikanët nuk e konsiderojnë më si partner, por ka dëmtuar dhe Kosovën”, u shpreh ai./ abcnews.al