Në vendet e Bashkimit Evropian, në muajin prill janë regjistruar 913.995 vetura të reja, që është 13,7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi këtë të mërkurë Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automobilave (ACEA).
Në të gjitha tregjet kryesore evropiane u shënua një rritje e ndjeshme e shitjeve nga viti në vit, në Spanjë me 23,1 për qind, Gjermani me 19,8 për qind, Francë me 10,9 për qind, Itali me 7,7 për qind.
Në prill, numri më i madh i automjeteve të reja me benzinë u regjistrua me 36 për qind, pasuar nga automjetet elektrike hibride (HEV) me 29,1 për qind, makinat me naftë me 12,9 për qind dhe automjetet elektrike me bateri (BEV) me 11,9 për qind.
Numri i automjeteve elektrike me bateri të regjistruara në prill u rrit me 14,8 për qind nga viti në vit, në 108,552 makina.
Pjesa e automjeteve hibride-elektrike (HEV) është rritur ndjeshëm nga viti në vit, pasi në prill 2023 ishte 24.9 për qind.
Nëse analizojmë të dhënat për katër muajt e parë të 2024, arrijmë në përfundimin se numri i makinave të reja të regjistruara në BE u rrit me 6.6 për qind nga viti në vit në pothuajse 3.7 milionë automjete, sipas ACEA./abcnews.al