Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë është bërë kryefjala e mediave më prestigjioze në Greqi. “RAMA: NUK KAM ARDHUR TË PROVOKOJ” mesazhi i kryeministrit shqiptar është titulli kryesor në faqet më të njohura të vendit fqinj.
“Në fjalën e tij, ai bëri referenca të gjera për vështirësitë me të cilat përballen ata që emigruan – sidomos në vitet e para – në Greqi, ndërsa siç pohoi ai nuk erdhi për të provokuar. Në fjalën e tij ai theksoi gjithashtu se pavarësisht tensioneve mes dy vendeve, po diskutohet për marrëveshjet e pensioneve me Greqinë.” Zbardh media prestigjioze, “Prwto thema.
Në artikull thuhet se Edi Rama hyri në sallë nën tingujt e himnit kombëtar shqiptar. Ai është duartrokitur nga turmat që brohorisnin “Edi, Edi”.
Edhe “TO VIMA” , në një artikull të gjatë thekson se Rama i është përgjigjur të gjithë kritikëve që aiu nuk ka ardhur për të provokuare askënd. “Rama ka dhënë përgjigjen e tij. “Nuk kam ardhur për të sfiduar, kam ardhur të takoj njerëzit e mi”.” Shkruhet në shkrim.
Edhe “Kathimerini” i ka kushtuar vëmendje fjalimit të kryeministrit shqiptar me bashkudhëtarët e tij.
“Nën masa drakoniane sigurie, në stadiumin e mbyllur të Galatsit zhvillohet grumbullimi i emigrantëve shqiptarë , anëtarëve dhe miqve të partisë së Edi Ramës” thuhet ndër të tjera në shkrim.