Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e britanisë së madhe, Rishi Sunak. Marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe bashkëpunimi dypalësh në tregti dhe investime kane qene disa prej çështjet që dy lideret diskutuan.
“Kryeministri ka folur me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ata diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, duke përfshirë tregtinë dhe investimet.”
Sunak dhe rama po ashtu folën edhe për progresin që kanë në fushën e emigracionit. Një vëmendje të veçante i kanë kushtuar edhe stabilitetit në Ballkanin perëndimor.
“Kryeministri vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit Britani-Shqipëri për emigracionin. Të dy udhëheqësit pranuan më shumë punë për t’u bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë. Ata nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.”
Dy kryeministrat u ndalën edhe te situata në lindjen e mesme.
“Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, udhëheqësit diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.”
Kryeministri shqiptar pritet të udhëtoje në Britaninë e madhe më 2 qershor për të takuar shqiptarët.