VMRO drejt pushtetit, por BDI partia e dytë/ Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut

schedule23:08 - 8 Maj, 2024

schedule 23:08 - 8 Maj, 2024

VMRO-DPMNE duket që ka korrë një fitore të bindshme në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan këtë të martë në Maqedoninë e Veriut. Partia nacionaliste me mbi 83 për qind të votave të numëruara, ka arritur të sigurojë plotë 42,80%, që konvertohen në 59  mandate në parlamentin maqedonas.

Në vendin e dytë, renditet koalicioni shqiptar, fronti evropian që udhëhiqet nga BDI i Ali Ahmetit. Koalicioni ka arritur të fitojë 14.63 për qind të votave, duke fituar parimisht 19 vende.

Deri më tani, nga votat e numëruara rezulton se partia që ka qenë në pushtet, LSDM, ka arritur të marrë vetëm 14.51 për qind të votave, përkatësisht do të ketë 18 deputet. Ndërsa koalicioni Vlen i Arben Taravarit siguron 13 mandate.

Në këtë mënyrë “Fronti Evropian” është duke prirë bindshëm në kampin  shqiptar me 30 mijë vota në raport me koalicion e partive opozitare shqiptare “VLEN”.

Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se shteti ka nevoje me shume se kurrë për stabilitet paqe zero probleme me fqinjët.

“Fronti Evropian është në një dallim me oponentin, ne oponent kemi pas VMRO-në sepse VMRO-ja ka ndihmu VLENIN, por dallimi është mbi 30 mijë vota. Kjo do të thotë që shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pa-kompromis të vendit në BE”, tha Ahmeti.

/abcnews.al/