Arteta: Kam folur me Wenger, i kam fiksuar mirë fjalët e tij

schedule21:09 - 27 Prill, 2024

schedule 21:09 - 27 Prill, 2024

Arsenal edhe në këtë sezon është i përfshirë në garën e titullit dhe të dielën derbi ndaj Tottenham mund të rezultojë vendimtar për skuadrën e drejtuar nga trajneri Mikel Arteta. Ky i fundit, theksoi se ka komunikuar me ish-trajnerin legjendar të “topcinjve”, Arsene Wenger, pikërisht mbi menaxhimin e ndeshjeve të fundit të një sezoni. Spanjolli u shpreh se bisedoi me Wenger edhe rreth titullit të fundit që Arsenal fitoi në vitin 2004.

“Kam biseduar disa herë gjatë sezonit me Wenger, folëm për titullin e Arsenal dhe mënyrën e menaxhimit të ndeshjeve. Ai fliste shpesh për titullin e fituar në vitin 2004 edhe në kohën kur unë isha lojtar. I kam fiksuar mirë fjalët e tij. E di që në fundin e sezonit duhet të gjesh me patjetër mënyrën për të fituar ndeshjet, nuk është e thënë që të fitohet vetëm sipas mënyrës dhe stilit që përdor zakonisht.

Wenger fliste shpesh për ndeshje të vështira në fund dhe që fitoheshin vetëm nga një episod. E theksonte këtë pjesë duke shtuar se në këtë pikë të sezonit dalin në pah ata lojtarë që nuk kanë frikë të marrin përgjegjësi”, u shpreh Arteta./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!