Arsenal fitoi Kupën e Anglisë, duke dhënë dy konfirmimet e para në sezonin e ri të futbollit anglez. I pari, që kampionët e Premier League mbeten skuadra për t’u mundur dhe e dyta që Manchester City do ta ketë të vështirë të kthejë faqe, pas largimit të Pep Guardiolës.
E nisim nga fillimi. Londinezët triumfuan 3-0 ndaj rivalëve të mëdhenj në finalen e luajtur në “Uembli”, duke marrë trofeun e dytë radhazi pas atij të pritur gjatë në Premier.
Rezultati i thellë tregon qartë dominimin e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, që gjeti epërisinë pa u plotësuar minuta e parë. Kalafiori ndali topin në rrjetë, për ta bërë në zbritje sfidën për Arsenal.
Manchester City u mundua të reagonte, por në të 28-tën, do të merrte një tjetër goditje të rëndë. Kai Havertz dyfishoi shifrat, për ta kthyer të qetë ekipin e tij në fushimin e ndeshjes.
Në fraksionin e dytë, Arsenal vrau shumë shpejt garën.
Vetëm tre minuta nga rinisja e lojës, Odegard shënoi edhe golin e tretë për të vulosur triumfin e parë të “Topçinjve” në sezonin e ri të futbollit në Angli.
Nga ana tjetër, Manchester City nis me një zhgënjim aventurën e Enzo Mareska në pankinë, ndërsa trajneri italian do ta ketë të vështirë të sigurojë trashëgiminë e lënë nga Pep Guardiola./abcnews.al


