Ndeshja e parë e Arsenal në sezonin e ri të Premier Ligës ishte një shëtitje e vërtetë. Kampionët anglezë e nisën misionin për mbrojtjen e titullit me një fitore 3-0 kundër Koventri.
Jo vetëm rezultati, por edhe mënyra se si u shënuan shifrat e tij ishin si një mesazh për të gjithë rivalët.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta dhe tifozët në tribuna pritën vetëm 15 minuta për golin e epërsisë.
Kai Havertz ndali topin në rrjetë për të ndezur festën e të zotëve të shtëpisë.
Për reagimin e Koventrit as që bëhej fjalë, ndërsa londinezët dyfishuan shumë shpejt diferencën.
Në minutën e 23-të, Saka’ shënoi edhe golin e qetësisë, që vendosi fatin e pjesës së parë.
Pas pushimit, Arsenal vrau garën me golin e tretë të shënuar nga Odegard në minutën e 49-të.
Fitorja e “Topçinjve” mund të ishte më e thellë se kaq.
Por në minutat e mbetura deri në fundin e sfidës, vendasit e ulën ritmin, ndërsa nuk arritën të shfrytëzonin rastet e tjera për shënim.
Gjithsesi, kaq mjafton më Arsenal t’i dërgojë një mesazh të qartë të gjithë rivalëve të mëdhenj se nuk ka ndërmend ta dorëzojë titullin kampion në Premier League.


