Nuk besohet se ka ndonjë skuadër më fatkeqe në kontinent.
Arsenali nuk di se çfarë të keqe kaq të madhe ka bërë, që nuk po I ecën aspak në kupat e Europës.
Londinezët humbën finalen e kësaj të shtune në Champions ndaj Paris SG, madje vetëm pas penalltive, dhe seria e zezë vazhdon.
Dakord, parizienët e merituan me lojë, por anglezët do të kishin merituar të paktën një trofe, ndërsa kanë mbi 30 vjet që pësojnë dështim pas dështimi.
Gjithçka nisi në 1995, kur Arsenali humbi finalen e Kupës së Kupave të Europës përballë Saragozës së Spanjës, falë një goli të jashtëzakonshëm nga Najim, që kushtoi trofeun.
Vazhdoi ecuria negative në 2000 kur “topçinjtë” e trajnerit Arsen Venger ishin favoritë përballë Gallatasarajit turk në finalen e Kupës UEFA, por skuadra e teknikut Fatih Terim ia doli pas penalltive dhe ngriti larg trofeun e vetëm që ka në Europë. Kaluan jo shumë, vetëm 6 vjet, dhe mallkimi goditi përsëri.
Një ekip i shkëlqyer londinez i Të Pathyeshmëve si Henri, Ljungberg, Bergkamp, Fabregas, Eshli Koul, Van Persi apo Sol Kempbëll u mund 2-1 në finalen e Championsit ndaj Barcelonës së Ronaldinjos dhe Etosë.
U desh të rridhte mjaft kohë, duhej të vinte viti 2019 kur Arsenali luajti finalen e Ligës së Europës në një derbi ndaj Çelsit.
Atëherë nuk ishte një humbje, por kapitullim sepse “Blutë e Londrës” ia dolën 4-1.
Nuk dihet se kur kryeqytetasit do t’ia dalin të fitojnë një titull në Europë, diçka që e presin që nga viti 1994./abcnews.al


