Apple ka prezantuar zyrtarisht gjeneraten e saj te re te Smartfoneve duke shenuar nje kapitull te ri per kompanine dhe nje nga ndryshimet me te medha ne Historine e Iphone. Ne prezantimin zyrtar u lancua gjenerata e re e iphone 18 dhe 18 Pro Max, por surpriza më e madhe ishte debutimi i iPhone Duo, telefoni i parë i palosshëm i Apple. Me këtë model, Apple hyn zyrtarisht në një treg ku rivalët kanë konkurruar prej vitesh.
Me nje stil te palosshem, iPhone Duo ka një ekran të brendshëm prej 7.6 inçësh, më i madhi i vendosur ndonjëherë në një iPhone. Kur mbyllet, përdoruesi ka në dispozicion një ekran të jashtëm 5.4 inç, ndërsa telefoni ruan një madhësi kompakte që mund të mbahet në xhep. Apple thotë se pajisja është projektuar për të kombinuar përvojën e një smartphone-i me hapësirën e një tableti, duke e bërë më të lehtë shikimin e përmbajtjeve, lojërat dhe përdorimin e disa aplikacioneve njëkohësisht.
Në zemër të iPhone Duo është procesori i ri A20 Pro, i njëjti çip që përdoret në modelet Pro. Apple deklaron se procesori i ri, i ndërtuar me teknologjinë 2 nanometra, sjell rritje të ndjeshme të performancës dhe përpunimit të inteligjencës artificiale. Edhe kamera është ridizajnuar për formatin e ri të pajisjes, ndërsa sistemi operativ iOS 27 është përshtatur për të përfituar nga ekrani i madh dhe mundësitë e reja të multitasking-ut.
iPhone 18 Pro dhe 18 Pro Max vijnë me çipin A20 Pro, kamera të reja dhe një sistem kryesor 48 megapikselë me hapje të ndryshueshme, që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi fotografimin. Kompania e prezanton gjithashtu këtë gjeneratë si atë me jetëgjatësinë më të gjatë të baterisë në historinë e iPhone.
Në një ndryshim të rëndësishëm nga vitet e mëparshme, Apple nuk prezantoi iPhone 18 standard në këtë event. Modeli bazë pritet të vijë në një fazë të mëvonshme, së bashku me modele të tjera më të përballueshme. Çmimet gjithashtu janë më të larta. iPhone 18 Pro nis nga 1,199 dollarë, ndërsa 18 Pro Max nga 1,299 dollarë. Por pajisja që tërhoqi më shumë vëmendjen është padyshim iPhone Duo.
Çmimi fillestar i telefonit të parë të palosshëm të Apple është 1,999 dollarë, duke e bërë atë iPhone-in më të shtrenjtë të prezantuar deri tani nga kompania. Eventi i Apple shënon edhe një ndryshim në drejtimin e kompanisë. Në skenë ishte për herë të parë si drejtues ekzekutiv i Apple John Ternus, i cili ka marrë drejtimin e kompanisë pas Tim Cook. Ne kete event Apple prezantoi gjithashtu modeline kufjeve Airpods 5, Apple Watch Seria 12 dhe Apple Watch Ultra 4.

