Takimi i presidentit Rexhep Tayip Erdogan në SHBA me presidentin Amerikan, Joe Biden me gjasë nuk do të realizohet. Sipas mediave të huaja, gjatë negociatave mes Ankarasë dhe Uashingtonit, duket se nuk u gjet asnjë bazë e përbashkët për parakushtet e takimit dhe deklaratat e përbashkëta, si p.sh., mbështetja për Hamasin.
Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë “dritën jeshile” takimit. Vihet re se prej ditësh ka pasur presion të brendshëm ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes për Hamasin.
Megjithatë sipas mediave ndërkombëtare takimi do të realizohet më 9 maj.
/abcnews.al/