Ishte padyshim një mbrëmje “magjike”, në një qytet “magjik”, siç është edhe Parisi. “Katalanasit” e Barcelona arritën një fitore të madhe, në “qytetin e dritave”, me djemtë e teknikut, Xavi, që mundi me rezultatin e ngushtë, 2 me 3, “gjigantët” e PSG, në sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, të zhvilluar në “Parc des Princes”.
Padyshim më i miri i mbrëmjes ishte “ylli” brazilian Raphinha, i cili realizoi një dopietë në minutat 37’ e 62’, teksa i ndihmuar nga shoku i tij i skuadrës, Andreas Christensen, me rrjetën e tij, në të 77’-tën nxorrën të pavlefshëm golat e dyshes Demebele-Vitina, gola që erdhën në fillimin e fraksionit të dytë të sfidës, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në mitikun francez.
Goli më fantastik i brazilianit ishte padyshim i dyti, me “yllin” e sulmit, që merr një krosim fantastik, nga Pedri dhe me një goditje potente e zhyt topin në portën e Donnarumma, teksa pas ndeshjes, “fantazisti” ka treguar për mediat, se kjo skemë është provuar shpesh në stërvitje dhe pritet të jetë vrastare, në sfidat e radhës, të “Katalanasve”.
“Në stërvitjen e disa ditëve më parë bëra të njëjtën lëvizje dhe Pedri më dhuroi një pasim të madh. Jam shumë i lumtur që arrita të përsëris veten. Bravo edhe Pedri, një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Më dha një super top dhe unë u tregova i aftë duke e dërguar në rrjetë”,- u shpreh Raphinha, tejet i lumtur, pas realizimit të dopietës, në çerekfinalet e Champions League. /i.m /abcnews.al