Nëna e Kryemadhit në SPAK/ Gjikondi: Ironike kur dëgjon që një pensioniste ka ndihmuar vajzën dhe dhëndrin e saj politikan

schedule17:53 - 11 Prill, 2024

schedule 17:53 - 11 Prill, 2024

TIRANË- Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, është marrë në pyetje këtë të enjte nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Pas daljes nga SPAK, ajo deklaroi se u pyet në lidhje me pasurinë e saj. Ajo u shpreh se çdo gjë e ka deklaruar dhe shtoi se ka ndihmuar vajzën me para.

Analsitja e njohur Brizida Gjikondi, e ftuar në News Line  tha se deklarata e saj tingëllojnë shumë ironike kur i dëgjon. Sipas juristes, standardi i jetesës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i justifikon dot burimin e të ardhurave.

“Të kap pak ironia, që një pensioniste ka ndihmuar vajzën dhe dhëndrin e saj politikan. Ligjërimi i mamasë së kryemadhit, të vjen për të qeshur, pasi shikon dhe protestën para bashkisë, që protestojnë për korrupsion, është vërtet ekstremi i ironisë dhe sarkazëm në Shqipëri. SPAK ka ndryshuar totalisht mënyrën e hetimet të çështjeve, gjëmon pasurinë  ndjek pasurinë dhe pastaj personin e dyshuar e vë para dosjeve dhe fakteve që të arsyetoje dhe të thotë si i bëri këto pasuri. Nuk justifikojnë dot standardin e jetesës dhe shkollimin e fëmijëve”, shprehet Gjikondi.

Nëna e Monika Kryemadhit qëndroi për më shumë se pesë orë në ambientet e SPAK, ku i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve për hetimin pasuror për çështjet estetike dhe lobimet e Kryemadhit./ n.m.abcnews.al