“Rithemelimi ka prekur fundin/ Ibsen Elezi: Sali Berisha është futur në qorrsokak bashkë me avokatët e tij!

schedule17:21 - 9 Prill, 2024

schedule 17:21 - 9 Prill, 2024

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike Ibsen Elezi në një intervistë në “News Line” në ABC News u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është drejt një ‘qorrsokaku’, ndërsa shtoi se dosja ndaj tij duhet të ishte kopsitur më mirë.

“Të sulmosh një ish kryeministër për korrupsion nuk është aspak serioze. Është një ish-kryeministër dhe nëse ka dyshime dosja duhet të kopsitet mirë.”, u shpreh ai.

Gjatë intervistës, Elezi nënvizoi se “Rithemelimi” ka prekur fundin dhe se sipas tij nuk është më në gjendje që të ringrihet.

“Mosparaqitja vjen si rrjedhojë një mase të ndërmarrë nga të tretët. Opinionet për rastin e Berishës janë të ndara në dy kampe. Me Rithemelimin, në 14 maj tregoi që ka prekur fundin dhe nuk mund të ringrihet më”, tha më tej Elezi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!