VIDEO/ “Zonja” rikthehet te fitoret, një gol nga prapavija nderon Juventus ndaj “Violëve” të Fiorentina

schedule22:36 - 7 Prill, 2024

schedule 22:36 - 7 Prill, 2024

Sfida duhet të kishte përfunduar, me rezultatin 4 me 0, por rëndësi ka që më në fundi erdhi fitorja. “Bardhezinjtë” e Juventus nuk i kanë zhgënjyer të pranishmit, në tribunat e “Allianz Stadium”, teksa mbrëmjen e kësaj të diele mposhtën në “mitikun” e Torinos, “Violët” e Fiorentina, me rezultatin minimal, 1 me 0, në sfidën e javës së 31-të, të Serie A.

Goli i fitores erdhi në fraskionin e parë të lojës, teksa në minutën e 21’-të, Gatti përfiton nga një përgjumje e “Violëve”, për të dërguar në rrjetë topin e devijuar nga Bremer, mirëpo ky nuk ishte goli i vetëm i sfidës, pasi McKennie, Bremer e Vlahovic ndëshkuan portierin Terracciano, mirëpo nga zyrtarët e lojës, të tre golat ishin të pavleshfshëm, por në fund rëndësi ka fitorja.

Falë këtyre tre pikëve, “Zonja e Vjetër” ngre jo pak kuotën e pikëve, teksa tashmë ngjitet në 62 pikë, duke qëndruar vetëm 6 pikë, “Kuqezinjve” të Milan, që aktualisht mbajnë vendin e dytë në Serie A. Në krahun tjetër, “Violët” e Fiorentina mbeten në vendin e 10-të, në kuotën e 43 pikëve, me 1 pikë më pak se Torino, por me një ndeshje më shumë për të luajtur. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: