Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport pas fitores kundër Luftëtarit. Në fjalën e tij, numri një i “Demave” tha: “Me futjen e Asanit dhe Romeros, arritëm të bënim më mirë. Në fund, gjithçka shkoi siç duhet për ne. Penalltia? Kam menduar se nuk ka ndeshje të lehta, Luftëtari luftoi dhe bëri një ndeshje të mirë. Fitoi një 11-metërsh, por për fatin tonë të mirë, nuk u shënua”.
ASANI – “Vendos duke parë formën e lojtarëve gjatë javës. Në fillim ka luajtur, tani jo. Sipas formës dhe perfomancës që lojtarët kanë, unë vendos”.
IDRIZAJ – “Sigurisht që Idrizaj po vjen në formë të mirë, por ka ende punë për të bërë. Sot luajti titullar dhe fitoi minuta të rëndësishme”.
PËRQËNDRIMI – “Nuk është se kemi zbritur në fushë të papërqendruar. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet në maksimum dhe në këtë gjë bëjmë. Objektivi pas çdo ndeshje është të marrim fitore”, përfundoi Lerda./abcnews.al