LONDËR- Dy avionë janë përplasur në pistën e aeroportit Heathrow, duke shkaktuar kështu kaos. Një avion bosh i Virgin Atlantic u përplas me atë të British Airways ndërsa po zhvendosej në Terminalin 3, shkruan The Sun.
Media britanike raporton se avioni i British Ariways ishte plot me pasagjerë dhe ishte nisur për në Akra, por kjo nuk është konfirmuar akoma.
Të dy avionët po lëviznin me shpejtësi të ulët dhe nuk ka raportime për të lënduar. Aksidenti nuk e ka prishur orarin e fluturimit të avionit të Virgin nga aeroporti Heathrow.