LDK dhe Vetëvendosje provokojnë njëra tjetrën në distancë

schedule17:01 - 3 Nëntor, 2019

schedule 17:01 - 3 Nëntor, 2019

LDK dhe Vetëvendosje provokuan njëra-tjetrën në distancë ndërkohë që grupet e të dyja partive vazhdojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re. LDK tha se posti i kryeministrit kalon nga zyrat e saj ndërsa Vetëvendosje u përgjigj se emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri than ë një postim në mediat sociale se emri i kryeministrit të ri të qeverisë, do të kalojë gjithsesi përmes zyrave të LDK-së. Madje, ai i dha edhe një mesazh të qartë kryetarit të vetëvendosjes Albin Kurti, duke i thënë se vetëm një parti e vetme në Kosovë, nuk mund ta formojë Qeverinë.

Këto fjalë kanë shkaktuar reagime të mëdha, përveq tek zyrtarët e VV’së, edhe tek simpatizantët e kësaj partie. Kandidatja e Vetëvendosjes p;ër deputete, Albulena Haxhiu, reagoi e para duke i kujtuar Hazirit rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura në fillim të tetorit.

“Ajo që tashmë është e qartë…emri i kryeministrit është vendosur më 6 tetor”, shkroi Haxhiu në Facebook.

Edhe sipmatizantët e VV’së komentuan në statusin e zotit Haziri në Facebook, por, duket se as ai nuk e kishte problem t’u përgjigjej. Një komentues i cili është shprehur optimist se Kurti do t’i merrte 300 mijë vota,e  ka sfiduar Hazirin dhe partinë e tij për zgjedhje të reja.

E për këtë, Haziri është shprehur i gatshëm. “Kur të doni”, ka thënë ai. Përgjigja e radhës ka ardhur nga Boiken Abazi, i cili ka thënë se arsyeja pse LDK është marrë në konsideratë për formimin e qeverisë, është integriteti i Lëvizjes për të mos bërë koalicion me partitë që qeverisën në mandatin e fundit, nisur dhe nga bashkëpunimi mes Lëvizjes dhe LDK-së në opozitë.

Abazi thekson se Lutfi Haziri nuk duhet të mburret pasi LVV ka vendosur ta bashkëpunojë me LDK për të mirën e qytetarë që zgjodhën me 6 tetor Albin Kurtin kryeministër të vendit./abcnews.al