Flamurtar i pafat, Kukësi pa ide i falet Mirlind Dakut

schedule15:47 - 3 Nëntor, 2019

schedule 15:47 - 3 Nëntor, 2019

Kukësi vuan, por i falet Mirlind Dakut në ndeshjen me Flamurtarin. Sulmuesi shënoi golin e parë në Superiore dhe i dha tre pikët verilindorëve, që kanë barazuar me pikë Tiranën dhe Partizanin për momentin. Vlonjtatët bënë një ndeshje shumë të mirë dhe iu afruan golit disa herë, me Sukajn, Hoxhajn dhe Vatnikajn protagonistë. Gjithsesi nuk ia dolën dot dhe goli i Dakut rezultoi vendimtar në përballjen e sotme.

PJESA E PARË – Abazaj bëri me dhimbje koke trajnerin Shpëtim Duro, pasi që në minutën e gjashtë ndjeu një shqetësim dhe la fushën e blertë. Pritet që sulmuesi anësor të kryejë kontrollet mjekësore, për të mësuar shkallën e dëmtimit. Flamurtari u paraqit më mirë dhe iu afrua golit dy herë me Vatnikajn dhe një herë me Sukajn. Gjatë 45 minutave të para nuk munguan edhe nervat e lojtarëve në fushë, teksa arbitri Muska nxori pesë herë kartonin e verdhë.

Kukësi u pa nervoz në fushën e lojës dhe nuk ia doli të rrezikonte seriozisht portën e mbrojtur nga Shpëtim Moçka.  Flamurtari në fund të pjesës së parë kishte një mundësi të artë. Gjuajtja e Sukajt u grushtua nga portieri Xhika dhe Hoxhaj pranë portës goditi mbi tra. Dy minutat shtesë nuk sollën asgjë të re dhe skuadra iu drejtuan dhomave të zhveshjes me rezultatin 0-0 në fuqi.

PJESA E DYTË – Duro bëri lëvizjen e parë, duke hedhur në fushë Mustën. Vlonjatët e nisën mirë dhe mund të kishin shënuar me Sukajn. Kukësi, edhe pse nuk ishte në lartësinë e duhur, ia doli të shënonte me Dakun pas harkimit të Gavazajt në zonë. Festë e verilindorëve, që disa minuta më pas shohin t’u tronditet tranversa pas një goditjeje me kokë të Hoxhajt. Sulmuesi më pas tentoi edhe me një roveshatë, por Xhika e kontrolloi topin.

Daku iu afrua edhe golit të dytë, por topi i gjuajtur prej tij me kokë u ndal nga tranversa. Dhjetë minuta para fundit ishte Sukaj që mund të vendoste baraspeshën, por Xhika bëri mrekullinë duke e ndalur shkodranin. Flamurtari u mundua të mos dilte pa pikë dhe u mundua shumë të realizonte. Kuqezinjtë nuk kishin sukses në realizimin e këtij objektivi dhe me golin e Dakut Kukësi mori pikët e plota.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 11
E diel, më 3 nëntor 2019, ora 14:00
Kukësi-Flamurtari 1-0
Shënues:
Daku 57′

Kukësi: Xhika, Maliki, Teqja, Lulaj, Kitanovski (Musta 46′), Musolli, Rroca, Ethemi (Domi 89′), Gavazaj, Abazaj (Kotobelli 13′), Daku. Trajner: Shpëtim Duro
Flamurtari: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari (Çela 80′), Hoxhaj (Kreshpa 87′), K. Nebihu, Rrapaj, Ribaj, Sukaj, Vatnikaj (Bajraktarevic 66′). Trajner: Luan Birçe

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Denis Rexha, Ergin Doda, Kreshnik Bajramaj
Kartonë të verdhë: Kitanovksi 30′, Musolli 38′, Daku 44′ / Hoxhaj 24′, Pjeshka 40′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!