Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

SHBA reagon pas vendimit të Izraelit: Masat për të rritur ndihmat humanitare, të zbatohen sa më shpejt!

schedule07:32 - 5 Prill, 2024

schedule 07:32 - 5 Prill, 2024

Pas njoftimi nga Izraeli për të hapur pikëkalime në Gazën veriore për të kaluar ndihma, ka reaguar edhe SHBA.

Shtëpia e Bardhë ka përshëndetur këtë vendim, dhe i bën thirrje Izraelit të zbatojë sa më “shpejt” masat për të rritur dërgesat e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës.

Benjamin Netanyahu, zhvilloi bisedime me presidentin amerikan Joe Biden, ky i fundit ‘la të hapur’ mundësia e vendosjes së kushteve për vazhdimin e ndihmës amerikane për Izraelin.



“Këto masa, të cilat përfshijnë një angazhim për të hapur portin e Ashdod për të hapur pikën e kalimit në Eretz dhe për të pasur një rritje të madhe të dërgesave të ndihmave humanitare nga Jordania direkt në Gaza, duhet të zbatohen shpejt dhe plotësisht”, thuhet në një deklaratë për shtyp nga presidenca amerikane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!