Presidenti i SHBA Joe Biden ka reaguar me kritika ndaj Izraelit duke thënë se nuk po angazhohet mjaftueshëm për të mbrojtur punonjësit e ndihmave që ndodhen në Gaza.
Gjithashtu bëri thirrje që të zhvillohet një hetim i shpejtë për sulmin me dron të Forcave të Mbrojtjes, ku mbetën të vrarë 11 persona
“Ky konflikt ka qenë një nga më të këqijtë në historinë e kohëve të fundit për sa i përket numrit të punonjësve të ndihmave të vrarë”, tha presidenti i SHBA-së, në komentet e tij ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza.
“Izraeli nuk ka bërë mjaftueshëm as për të mbrojtur civilët”, shtoi presidenti amerikan.
/abcnews.al/

