Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Izrael. Sipas mediave të huaja autori i këtij sulmi është një 19-vjeçar palestinez, i cili është neutralizuar menjëherë nga autoritetet.
19-vjeçari ka goditur me thukë qytetarët në Gan Yavne në Izrael. Të plagosurit kanë marrë plagë të rënda dhe janë transportuar në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.
/abcnews.al/