Fluturimet e kryeministrit, Bardhi kërkon faturat e “Air Albania”

schedule19:29 - 25 Mars, 2024

schedule 19:29 - 25 Mars, 2024

Ditën kur gjykata i mohoi serish Berishës mundësinë për t’u rikthyer në Kuvend, opozitaret rikthyen një kërkesë te tyre të vjetër.

Gazment Bardhi i është rikthyer akuzave që bënte dikur Berisha për fluturimet me charter i kryeministri Rama, duke kërkuar dhe komision hetimor për këtë.

Pas marrëveshjes dhe dakordësisë për të diskutuar nisma ligjore të rëndësishme, kreu i grupit parlamentar i shumicës së deputetëve demokratë, i ka nisur shkresë zyrtare Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritrare, për ti vënë në dispozicion listën e plotë të udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit nga shtatori kur nisi të drejtojë qeverinë deri në fillim të këtij muaji, pra për të gjitha vitet e Ramës në qeverisjen e vendit.

Bardhi kërkon koston e secilit udhëtim dhe  marrëveshjen me shoqëria “Air Albania”  dhe listën e udhëtimeve të kryera në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe kostot e tyre.

A është dhe kjo kërkesë pjesë e marrëveshjes së bërë mes dy palëve më 12 mars? A do të shkojnë më tutje demokratët, duke iu rikthyer kërkesës për komision hetimor për udhëtimet e kryeministrit, tashmë që janë ngritur dy të tilla?

Ndoshta kjo do të marrë përgjigje pas dy javësh, kur sipas ligjit, kërkesa e Bardhit do të duhet të marrë përgjigje.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!