DURRËS- Arbër Hoxha, autori i plagosjes se 26-vjecarit Enidor Dedja, mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me dy vëllezërit Fabio dhe Albano Domi, të cilët janë edhe pronarët e dyqanit të aksesorëve të makinave ku ndodhi ngjarja.
Burime nga grupi hetimit thanë për ABC News se rreth orës 11;15, Hoxha ka shkuar pranë dyqanit dhe ka hapur zjarr me pistoletë në drejtim të tre personave që ndodheshin aty; Fabios dhe Albano Domit dhe Enidor Dedja.
Sipas të njëjtave burime, këta ta fundit i janë kundërpërgjigjur Hoxhës me zjarr. Policia ka shoqëruar vëllezërit për t’i marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen dhe arrestimin e Arbër Hoxhës.
Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak për konfliktin të jetë bërë një përplasje për shkak të një femre. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një numër të madh gëzhojash, të cilat i përkasin dy armëve të ndryshme: një pistoletë TT dhe tjetra Berreta 9mm./abcnews.al