Në kërkim për tentativë vrasjeje, ndalohet 30-vjeçari në Dibër

schedule11:01 - 22 Mars, 2024

schedule 11:01 - 22 Mars, 2024

Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar këtë të premte në Dibër.

Sipas informacioneve policore, ndaj të riut është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Dibër, bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ndalimin e një 30-vjeçari, banues në Peshkopi, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në qershor të vitit 2023, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë njëperson. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.