Sulmet ruse në Ukrainë, raportohet për 2 të vrarë dhe 14 të plagosur

schedule10:09 - 22 Mars, 2024

schedule 10:09 - 22 Mars, 2024

Ministri i Brendshëm i Kievit, Ihor Klymenko, ka thënë se të paktën dy persona u vranë dhe 14 u plagosën në sulmin e fundit masiv të Rusisë.

Tre persona raportohen të zhdukur.

Ndërkohë forcat ruse goditën gjithashtu digën më të madhe në Ukrainë.

Në total forcat ruse lëshuan 12 raketa në rajonin ukrainas, duke shkaktuar të paktën dy viktima. 14 të tjerë mbetën të plagosur, teksa si pasojë e dëmëve të shkaktuara pati një  ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhias.

Sipas kreut të administratës ushtarake në këtë rajon  janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe janë dëmtuar 35 ndërtesa të tjera. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatën për më shumë se një orë.

Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa energji” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes.

Centrali i Zaporizhjës është më i madhi në Europë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar se sulmet ruse rrezikojnë të shkaktojnë një katastrofë bërthamore në këtë uzinë bërthamore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!