Rusia: Kemi shkatërruar dy grupe të ‘diversantëve ukrainas’

schedule15:46 - 19 Mars, 2024

schedule 15:46 - 19 Mars, 2024

Rusia pretendon se ka shkatërruar dy grupe të ‘diversantëve ukrainas’ pranë kufirit me rajonet e Belgorod dhe Kursk.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thtë se kreu sulme parandaluese dhe se grupet diversante u shkatërruan. Rajoni i Belgorodit ka qenë objektiv i sulmeve gjatë luftës me guvernatorin Vyacheslav Gladkovqë pretendoi dje katër persona u vranë ku shtëpia e tyre në fshatin Nikolskoye u godit.

Gladkov tha sot rreth 9,000 fëmijë do të evakuohen nga qyteti i Belgorodit dhe nga disa rrethe në rajonin e gjerë.

Ndërkohë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, thotë se Rusia ka lëshuar 130 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 320 drone sulmuese Shahed dhe pothuajse 900 bomba të drejtuara në sulmet ndaj Ukrainës këtë muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!