Sulmet izraelite kanë vrarë 93 palestinezë në vetëm 24 orë në Gaza. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë së Gazës, ku thekson se 142 të tjerë janë plagosur.
Në deklaratën e ministrisë thuhet se shumë njerëz të tjerë janë bllokuar nën rrënoja dhe se shpëtimi i tyre është shumë i vështirë.
Lufta izraelite në Gaza ka shtyrë 85% të popullsisë së territorit në zhvendosje të brendshme mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Aviv-in të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.
Armiqësitë kanë vazhduar të pandërprera, megjithatë, dhe dërgesat e ndihmave mbeten mjerisht të pamjaftueshme për të trajtuar katastrofën humanitare. /abcnews.al