“Duhet konsensus politik”/ Komisionet hetimore, Arben Pëllumbi: Jemi në shinat e një zgjidhjeje institucionale

schedule13:37 - 13 Mars, 2024

schedule 13:37 - 13 Mars, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, që pritej të zhvillohej në orën 13:30, është shtyrë, por megjithatë, sipas tij, është e rëndësishme që të vijojë konsensusi që u arrit në mbledhjen e një dite më parë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Pëllumbi u shpreh se nga të dyja palët duhet konsensus politik, në mënyrë që të rifillojë jeta parlamentare.

“Ne dje e lamë, kryetarja vendosi sot të bente një mbledhje në orën 13:30, me parathënien që do të kishim arritur t’i mbyllnim të gjitha çështjet që duheshin rakorduar midis palëve. Nuk kemi arritur të rakordojmë këto problematika, mbledhja është shtyrë, por ai konsensus që arritëm dje për normalizmin e jetës parlamentare dhe që filloi të kishte këtë drejtim, vijon edhe sot, nuk ka ndodhur gjë. Është e rëndësishme që kjo frymë të vazhdojë, të kemi një konsensus, duhet të ulemi në tavolinë pa kushte. Jemi duke punuar për të gjetur një konseus për ato që kemi rene dakord. Ne në parim kemi rëndë dakord për ngritjen e komios hetiom, objekti i tyre duhet të jetë brenda kushtetueshmërisë, po punohet për të gjitha për të pasur konseus të pranuar nga të dyja palë.

Jemi në shinat e një zgjidhjeje institucionale. Rregullimi i objektit të komisionit, përjashtona të që kemi thënë më përpara. Nëse objekti do tës aktësohet, nuk mendoj se do të ketë mbivendosje të punëve të dy insitucioneve. Komisionet hetimore do të jetë për çështjet e shëndetësisë, sesi do të jetë objekti i tij, është duke u punuar. Tjetri do të jetë për sistemin TIMS. Ligji i ri që kemi bërë ka marrë parasysh disa vendime të Gjykatës Kushtetuese për komisionet hetimore.

Ne sot e lamë mbledhjen dhe kishim vullnetin që sot të kalonim aprovimin, nuk është arritur dakordësia, thjesht është shtyrë. Nuk shikoj asnjë lidhje me komisionin e reformës zgjedhore, që vazhdon punën. Ai është propozim që ne ramë dakord në parim, por duhet parë sesi do të përshtatet me rregulloren e Kuvendit. Që të mos bëjmë zhurmë lart e poshtë, të kemi mundësinë e ngritjes së një entiteti, të vazhdohet me procedurat parlamentare. Kjo është ideja për të cilën ne kemi rëndë dakord.

Partia Socialiste e ka të qartë, nuk futemi në lojërat politike të krahut tjetër. Nuk ka ndrushuar gjë në vendimin tonë. Probmelatikat e tyre janë të tyre. Për ne, janë të gjithë kundërshtarët tanë, duhet të bashkëpunojmë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!