Baza e NATO-s në Kuçovë/ “Kathimerini” përgënjeshtron veten: Tirana e ftoi ministrin Dendias, por ai nuk shkoi!

schedule19:18 - 9 Mars, 2024

schedule 19:18 - 9 Mars, 2024

Përmes një reagimi zyrtar nga ministria e Mbrojtjes në Shqipëri, gazeta greke “Kathimerini” përgënjeshtron një shkrim të saj të publikuar në datën 7 mars. Në të thuhej se Tirana zyrtare nuk kishte ftuar ministrin grek të mbrojtjes në ceremoninë e hapjes së bazës taktike të NATO-s në Kuçovë. Kjo sipas “Kathimerinit” i atribuohet tensionit mes dy vendeve për shkak të çështjes Beleri.

Burime kompetente e cilësojnë ngjarjen si një “paturpësi” duke vënë në dukje se edhe nëse do të ishte ftuar pala greke, gjendja e marrëdhënieve mes dy vendeve nuk do të lejonte praninë e zyrtarëve nga Greqia në këtë ceremoni

Por dy ditë më pas në datën 9 mars e përditshmja e Greqisë “Kathimerini”, përgënjeshtroi veten, duke botuar reagimin e ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Më  29 janar, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë i dërgoi një ftesë zyrtare homologut të tij grek për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në të njëjtën kohë me ceremoninë e çeljes së bazës ajrore të Kuçovës. Më 14 shkurt morëm përgjigjen se për shkak të angazhimeve të planifikuara, ministri i Mbrojtjes Dendias nuk do të mund të merrte pjesë në ceremoninë e 4 marsit në Kuçove. Në vend të tij, ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të Ambasadës Greke në Tiranë

Ministria jonë e Mbrojtjes shpreh keqardhje për lajme të tilla që nuk pasqyrojnë të vërtetën dhe realitetin në lidhje me bashkëpunimin tonë me shtetin tonë fqinj, Greqinë.

Ajo thotë se te tilla lajme nxisin keqkuptime mes dy vendeve tona mike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!