VIDEO/ Jetë mes luksit, ky është polici nga Laçi që shiste sendet e vjedhura nga i vëllai në Gjermani

schedule15:33 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:33 - 30 Tetor, 2019

Policia arrestoi sëfundmi një punonjës të saj për shkak se shiste mbante në shtëpi dhe shiste sende të vjedhura nga i vëllai në shtëpitë e gjermanëve në Hamburg.

Policia kishte nisur një hetim ndaj tij për aktivitetin e jashtëligjshëm që në vitin 2018, ku 32 vjeçari me inicialet E.I pranonte se sendet që ai shiste ishin të vjedhura nga i vëllai në Gjermani.

Hetimet ishin shtrirë deri në Gjermani për vjedhje banesash në kuadër të grupit kriminal.

Në lidhje me këtë operacion, në qytetin e Hamburgut janë arrestuar dhe ndiqen në gjendje të lirë disa persona, në mes tyre edhe vëllai i efektivit kurse tre autorë janë arrestuar e janë dënuar me vendim të formës së prerë dhe po vuajnë dënimin në shtetin gjerman.

Nga kontrolli në banesën e tij u gjeten dhe u sekuestrua në orë, bizhuteri, pajisje guzhine, pajisje elektronike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!