Investimet strategjike, afati deri në fund të 2024/ Vendos ekonomia, së shpejti draft i ri në Kuvend

schedule14:10 - 5 Mars, 2024

schedule 14:10 - 5 Mars, 2024

TIRANË– Ligji për investimet strategjike nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2024.

Komisioni i ekonomisë ka rrëzuar propozimet e bëra nga deputeti Eduard Shalsi dhe ndryshimet kanë kaluar pranë grupit të punës që po merret me hartimin e një drafti plotësisht të ri.

“Mbetemi tek propozimi im, por me një ndryshim që të mbahet afati në fuqi, jo në 2027, por deri në fund të 2024 me kushtin apo sugjerimin, që të përgatitet ligji integral për të cilin puna ka filluar dhe është asistuar nga disa partnerë të huaj”, tha Shalsi.

Deputetja Jorida Tabaku tha se ligji i ri ka vite qe diskutohet dhe ende nuk ka ardhur ne Kuvend.

“Shtyrja e afatit të ligjit për herë të pestë, për mua është jashtëzakonisht shqetësuese”, tha Tabaku.

Edhe në komisionin e veprimtarive u miratuan të njëjtat ndryshime në ligjin për investimet strategjike. Tashmë ky draft pritet të kaloj për miratim në kuvend.

Deputeti Shalsi në propozimet e tij për ndryshime ligjore kërkonte të shtyhej afati për ekzistencën e ligjit deri në 2027 si dhe të rritej në mbi 50 milion euro, vlera e projekteve që do të klasifikoheshin si investime strategjike./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!