Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Programi kombëtar i strehimit/ Ekspertja e ekonomisë: Veprim për t’u përshëndetur, ka impakt pozitiv në shoqëri

schedule14:30 - 26 Tetor, 2026

schedule 14:30 - 26 Tetor, 2026

TIRANË- Qeveria ka dorëzuar në Kuvend nismën ligjore për strehimin social. Në ligj parashikohen një sërë lehtësirash për familjet me të ardhura të ulëta dhe sidomos për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.

Mbështetja synon të shtrihet edhe te prindërit e ndarë me fëmijë të mitur, punonjësit e shërbimeve publike, personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, si dhe qytetarët e rikthyer nga emigracioni.

Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi, e ftuar në “Money Report” u shpreh  se ky plan do të këtë efekte pozitive në shoqëri dhe do të ndihmojë këto grupe për të përballuar kostot e jetesës dhe të përmirësojë kushtet e jetesës.



Ajo theksoi se kjo nismë do ishte mirë të jetë afatmesme, pasi nëse do vijojë në plane afatgjata do rëndojë barrën e buxhetit të shtetit.

“Protesta pati një ndikim pozitiv, por kjo jo se qeveria nuk e ke pasur në plan. Do kompensohet 50% e qirasë për studentët. Është një lehtësim për buxhetin e studentëve. Është një veprim për t’u vlerësuar pasi ky strehim social ka edhe kreditë e buta në dispozicion. Kjo do ndikojë që të ulen kostot e jetesës, por të kenë dhe një cilësi më të mirë të jetesës. Mbulimi i këtyre shpenzimeve mendoj se do ketë impakt pozitiv dhe këto do të ndihen në vitin 2027.

Kjo do të mbulohet nga projektbuxheti dhe nga planifikimi i buxheteve afat mesë. Mendoj se kjo nismë duhet të jetë një nisëm afatmesme, deri në 3 vite.  Pas kësaj iniciative të tillë do ta gjejnë veten në tregun e punës. “, tha ajo.

Ajo theksoi se edhe kriteret që ka përcaktuar qeveria për planin kombëtar të strehimit janë të arritshme për kategoritë në fjalë.

“Ne si popull kemi nevojë për mbrojtje sociale. Kriteret në përgjithësi janë të arritshme. Nëse përfshirja do ishte më e gjerë do ishte akoma më mirë. Deri diku mund të themi se është përfshirëse dhe do ndikojë pozitivisht”, tha  Radonshiqi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!