Atmosferë e varfër para vitit të ri në Durrës

schedule15:55 - 30 Dhjetor, 2017

schedule 15:55 - 30 Dhjetor, 2017

Këtë vit në qytetin e Durrësit mungon atmosfera e festave. Qytetarët thonë se ka pak dekor dhe nuk janë planifikuar koncerte gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve.

Atmosfera e festave duket shumë e varfër në Durrës.

Qytetarët shprehin pakënaqesi për dekorin.

Qyteti duhet të kishte më shumë zbukurime për t’i dhënë pak gjallëri Vitit të Ri.

Prej më shumë se 6 vitesh në natën e ndërrimit të viteve nuk organizohet asnjë koncert.

Por secili prej tyre e ka bërë zgjedhjen e tij për natën festive.

Deri në orën 24:00 do të qëndrojnë me familjen, më pas festa vazhdon në lokale dhe ambjente ku ka muzikë live./abcnews.al

Gazetare e ABC News : Enkeleda Arapi