Trajneri i Juventusit, Mauricio Sarri, ka folur para sfidës kundër Genoas, e vlefshme për Serie A, që do të luhet nesër. Në konferencën e tij për shtyp, strategu italian preku disa tema.
NDESHJA – “Do të jetë një sfidë shumë e vështirë, pasi po luajmë çdo tre ditë. Renditja nuk e tregon të saktë forcën e Genoas, pasi janë një ekip shumë i mirë dhe i rrezikshëm në kundërsulm. Kanë sulmues të rrezikshëm dhe duhet të jemi në 100% tonë”.
SKUADRA – “Jemi në një moment të mirë, të gjithë lojtarët po mësohen me stilin e lojës që duam të luajmë. Po krijojmë shumë raste, por nuk kemi qenë shumë të saktë para porte. Kjo gjë do të përmirësohet dhe do të shënojmë më shumë. Jemi në rrugën e duhur”.
DËMTIMET – “Pjanic nuk është dëmtuar, ka një formë fizike të shkëlqyer. Normalisht që ndjen lodhje, për shkak të ndeshjeve të shumta. E njëjtë situata edhe me Higuain. Do të vendos nesër nëse këta dy lojtarë do të luajnë apo jo”, tha Sarri./abcnews.al