Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar që ushtria izraelite të “shpjegojë plotësisht” se si palestinezët përfunduan të vdekur, ndërsa ishin mbledhur për të marrë ndihma humanitare.
Baerbock u shpreh se ngjarja është tronditëse dhe shtoi se janë të nevojshme më shumë ndihma humanitare, shkruan The Guardian.
“Njerëzit donin ndihma për veten dhe familjet e tyre dhe e gjetën veten të vdekur. Raportet nga Gaza më tronditin. Ushtria izraelite duhet të shpjegojë plotësisht se si mund të ketë ndodhur paniku masiv dhe të shtënat. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjet e viktimave.
Në Gaza njerëzit janë më afër vdekjes sesa jetës. Më shumë ndihma humanitare duhet të hyjnë. Tani më në fund kemi nevojë për veprim humanitar në mënyrë që pengjet të lirohen përfundimisht nga duart e Hamasit dhe më shumë njerëz të mos vdesin në Gaza. Dhe ndihma mund të shpërndahet në mënyrë të sigurt”, shkroi ajo në rrjetet sociale./abcnews.al