Prodhimi i armëve/ Avokatja: Është nevojë tashmë. Meçollari: Shqipëria duhet të lëvizë në dy drejtime

schedule21:32 - 29 Shkurt, 2024

schedule 21:32 - 29 Shkurt, 2024

TIRANË- Avokatja Enida Bozheku, e ftuar në “360 Gradë” nga Artur Zheji, tha se armatimi është një nevojë e kohës. Ajo tha se kjo është një industri e domosdoshme, për të cilën shtetet kanë shumë nevojë.

 “Armatimi është një nevojë tashmë, duam apo nuk duam ne, duhet të bëhet. Kjo është një industri e domosdoshme. Ne kemi mundësinë për ta bërë këtë, nën mbështetjen e partnerëve. Zelensky erdhi konkret dhe tha se dua këtë lloj armatimi”, tha ai.

Kapiteni Artur Meçollari, tha se nëse Ukraina ka nevojë urgjente për armë, Shqipëria nuk mund t’i ofrojë këtë ndihmë për shkak se nuk është gati dhe i duhet kohë ta bëjë diçka të tillë.

Ai shtoi se qeveria shqiptare në këtë plan duhet të ndërmarrë dy lëvizje; e para të krijojë kapacitete për prodhimin e municioneve, dhe e dyta të bëjë rolin e shpërndarjes së armëve për shtete e tjera, të cilat për arsye të caktuara nuk mund të çojnë armë në Ukrainë.

“Nëse Ukraina ka nevojë urgjente, ne nuk e përmbushim dot. Na duhet kohë. Qeveria duhet të lëvizë në dy drejtime, krijimi i kapaciteteve për municione, ndërsa Shqipëria ka nevojë po ashtu të bëjë distribucionin për Ukrainën ndaj shteteve, të cilat nuk mund të çojnë mundësi atje për arsye të caktuar dhe në këtë mënyrë ka shtete si Polonia, Rumani dhe Bullgaria, që nuk mund të çojnë municione në Ukrainë, por Shqipëria mund të përdoret si hap në këtë rast”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!