Në samitin BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tiranë, u firmos edhe marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se është një destinacion i mirëfilltë arsimimi evropian.
“Dua të ndaj me të gjithë ju shprehjen e mirënjohjes më të thellë për Federikën, e cila po ndjek projektin hap pas hapi dhe nga ana tjetër, nuk e fsheh dot kënaqësinë që të kemi Federikën, që i afrohet asaj pike nuk ne ofrojmë nënshtetësinë shqiptaree. Do të jetë më shumë sesa nder që ta konsiderojmë atë një qytetarë shqiptare. Lidhur me numrin e madh nga të rinjve nga vendet anëtare të BE që duan të vijnë në BE ndoshta tregon se të vish në Shqipëri nga BE mund të jetë më entuziazmuese se të shkosh nga BE në BE ndaj besoj se kemi këtë numër kaq të madh.
Dua të falenderoi delegacionin BE këtu dhe Varhelyi, i cili ka punuar gjatë gjithë kohs në 360 gradë me ne për t’u siguruar që në të gjitha frontet të bëhen gjëra sa më të prekshme dhe sa më realizueshme në rajon. Edhe ardhja e kolegjit na bën krenar ndaj po bëjmë përpjekje për të pasur një ndërtesë ikonë dhe për ta pasur një destinacion të mirëfilltë evropian arsimimi jo vetëm për program por edhe aspektit pamor, cilësisë së jetës për studentët nga auditoret deri tek fjetoret, edhe pse në Tiranë të rinjtë flenë gjithmonë e më pak sepse jeta e argëtimi është më tërheqëse.”, u shppreh Rama./abcnews.al